Ja cilat janë gabimet që shtojnë toksinat në ushqime!

Përgatiti për gazetën“Shëndet+”: Elena Beta

gabimeShpesh, duhet gjetur mënyra e duhur për të gatuar dhe konsumuar ushqimet e shëndetshme, në mënyrë që vlerat e tyre të thithen maksimalisht nga trupi. Ja çfarë gabime bëni zakonisht të cilat nuk ju ndihojnë shumë lidhur me këtë proces!

Hudhër: Sara Haas, konsulente e dietës, kuzhiniere, dhe zëdhënëse e Akademisë së të ushqyerit dhe dietologjisë, rekomandon ta lini hudhrën të copëtuar për rreth 10 minuta para se të hidhni atë në çdo pjatë që jeni duke përgatitur, në mënyrë që përbërja të aktivizohet plotësisht.

Drithëra dhe fasule: kokrrat e fasuleve duhet t’i lini të qëndrojnë në ujë gjatë natës për të ndihmuar lirimin e fitateve,” thotë ajo. Përveçse kjo metodë ju ndihmon të merrni vlerën maksimale të ushqyesve si hekur dhe zink, procesi i njomjes gjithashtu do të thotë më pak punë për traktin tuaj të tretjes.

Domate: domatet rekomandohen të konsumohen të freskëta, në sallata dhe sanduiçe, por në qoftë se ju doni të absorboni lykopene dhe fytonutrient përgjegjës për shkatërimin e qelizave të kancerit, është efektiv gatimi i tyre. Hulumtuesit gjithashtu kanë gjetur se përmbajtja e antioksidantëve tek domatet rritet kur ato gatuhen në temperaturë afërsisht 190 gradë. Provoni të konsumoni domate të pjekur.

Mish i pjekur në skarë: kur vendosni të konsumoni mish të pjekur, përdorni një termometër ushqimi që tregon se mishi është gatuar në temperaturë minimale të brendshme siç rekomandohet nga USDA, thotë Tanya Zuckerbrot, dietologe në Nju Jork.

Burimi: http://thescienceofeating.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve