Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Në jetën e përditshme, të gjithë ndiejnë dhimbje të vogla, nga dhimbje koke e deri tek dhimbjet e muskujve. Për fat të keq, ne nuk mund të shmangim dhimbjet krejtësisht, por për fat të mirë, shumica e dhimbjeve nuk sinjalizojnë diçka të rëndë për shëndetin. Megjithatë, përpiquni të kontrolloni dhimbjet dhe t’i merrni seriozisht ato për të evituar probleme më të rënda në të ardhmen.
Dhimbje gjoksi: Sipas portalit MD.com, dhimbja e gjoksit më së shpeshti shkaktohet nga probleme të zemrës, por gjithashtu mund të sinjalizojë probleme me mushkëritë, ezofagun, brinjët, muskujt, apo nervat. Përafërsisht 25% e dhimbjes së gjoksit nuk ka lidhje me zemrën, përveçse kur ndieni dhimbje të mprehta. Shkaqe të tjera të zakonshme të dhimbjes në gjoks janë pneumonia, një emboli pulmonare, zbaticë acidi, tendosje e muskujve, dhe pankreatitis.
Dhimbje e shpinës e shoqëruar me ethe: portali MD po ashtu paralajmëron se dhimbjet në mes të shpinës së bashku me ethe, të vjella, të dridhura, konfuzion mund të sinjalizojnë një infeksion në veshka. Nëse dhimbja vazhdon gjatë urinimit, kjo paralajmëron infeksion në veshka. Për shkak se veshkat janë të vendosura në pjesën e pasme të barkut, dhimbjet zakonisht shoqërohen me infeksion. Bakteret në traktin urinar shkaktojnë infeksion në veshka, kështu që nëse ndjeni dhimbje në mes të shpinës dhe ethe së bashku me të, shkoni tek një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.
Dhimbje në anën e poshtme, të djathtë të barkut: ndjenja e një dhimbje të fortë, në anën e djathtë të barkut, zakonisht sinjalizon një gjë: apendiksit. Nëse ndjeni dhimbje në këtë pjesë të barkut, së bashku me humbjen e oreksit, të vjella dhe / ose të përzier, temperaturë të lartë, paaftësi për të kaluar ushqimin dhe ënjtje të barkut, shkoni tek një mjek menjëherë.
Dhimbje koke: pothuajse të gjithë përjetojmë dhimbje koke, zakonisht nga lodhja në punë, stërvitja e vështirë, ose dehidratimi. Këto lloje të dhimbjes së kokës, kanë tendencë të ndalojnë thjesht duke fjetur apo duke marrë një mjekim të përshtatshëm. Megjithatë, ndjenja e padurueshme e dhimbjes në kokë papritmas, mund të sinjalizojë diçka më serioze. Dhimbja e kokës e quajtur thunderklap, mund të tregojnë për një numër të problemeve shëndetësore të rënda, duke përfshirë aneurizëm, mpiksje gjaku, meningjit, këputje e enëve të gjakut në tru, tumor në tru.
Burimi: www.powerofpositivity.com/https://shendeti.com.al


