E rrallë / Adoleshentja loton gjak nga sytë dhe veshët

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

vajza qe loton gjak nga syte

Një 17-vjeçare vuan nga një sëmundje misterioze që i shkakton gjakderdhje nga sytë dhe veshët. Gjendja e Marnie Harvey ka lënë doktorët pa fjalë, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë një kurë edhe pse kanë kaluar tre vite. Adoleshentja ka vendosur të bëjë publike gjendjen e saj me shpresën mos gjendet një kurë për të.

Gjendja e saj nisi në vitin 2013, kur u zgjua në mëngjes me jastëkun e larë me gjak. E tmerruar nga ajo që pa, mamaja e saj e dërgoi menjëherë në spital, ku pavarësisht analizave të shumta, asnjë problem shëndetësor nuk u konstatua nga mjekët. Ajo është vizituar nga shumë doktorë, të cilët i kanë kërkuar që të ndryshojë dietën ushqimore, të eliminojë ushqimet që përmbajnë shumë sheqer, në mënyrë që të kuptonin se nga i vjen kjo sëmundje. Por gjendja e saj filloi të përkeqësohej edhe më shumë , dhe në korrik të vitit të kaluar asaj filloi t’i dilte gjak nga sytë, hundët, veshët, thonjtë e duarve dhe të këmbëve.

Harvey mendohet të jetë personi i vetëm në Britani me këto simptoma, prandaj doktorët e quajnë atë “vajza misterioze”. Dyshimi kryesor i gjithë stafit të mjekëve që është marrë me rastin në fjalë e lidh gjendjen e 17-vjeçares me migrenën.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj