Ja çfarë do të thotë zhurma e veshëve, lemza, zhurma e stomakut etj për shëndetin tuaj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Të gjithëve ju ndodh që trupi t’ju lëshojë sinjale të ndryshme si lemzë, gumëzhitje të veshëve, zhurmë sotomaku etj. Në shumicën e rasteve këto tinguj që lëshon trupi janë të padëmshme dhe nuk ju dëmtojnë shëndetin, por nëse ato shoqërohen me dhimbje dhe vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

tingellime ne veshZhurma e veshëve: shkaqet kryesore të tingëllimave në vesh mund të jenë dëmtimet e veshit apo infeksionet. Ju duhet të konsultoheni me mjekun në rastet kur kur këto tingëllima shoqërohen me dhimbje ose marramendje sepse mund t’ju tregojnë për sëmundje neurologjike.

Kërcitja e nyjeve: kjo “zhurmë” mund të jetë e zakonshme për shumicën e njerëzve kur qëndrojnë në pozicione të caktuara dhe ngrihen shpejt. Në rast se kërcitja e nyjeve  shoqërohet me dhumbje, lëvizshmëri të kufizuar apo ngurtësi atëherë mund të jetë një shenjë e ndonjë ligamenti të dëmtuar ose sëmundje artriti.

Lemza: kjo është një simptomë shumë e pranishme tek njerëzit dhe zakonisht nuk tregon për ndonjë problem shëndetësor. Në rast se lemza ju shoqëron për orë të tëra atëherë mund t’ju tregojë për ndonjë acarim të nervave./ www.shendeti.com.al / Burimi: Viral Alternative News

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?