Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Vajrat esenciale janë përdorur për mijëra vjet për vetitë e tyre terapeutike, si pjesë e praktikës së Aromaterapi. Ato e kanë burimin nga gjethet, ose rrënjët e bimëve që janë të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore.
Temjani, është përdorur në Aromaterapi dhe mund të ofrojë një shumëllojshmëri të përfitimeve shëndetësore: ndihmon në lehtësimin e stresit kronik dhe ankthit, duke reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin, nxitjen e imunitetit dhe madje mund të luftojë kancerin.
Shtoni disa pika të vajit të temjanit në një banjë të nxehtë për lehtësimin e stresit. Disa njerëz besojnë se aroma e temjanit mund të rrisë intuitën tuaj dhe lidhjen shpirtërore.
Vaji i temjanit është një antiseptik, që do të thotë se ndihmon në eliminimin e baktereve dhe viruseve nga shtëpitë tuaja. Kjo bimë zakonisht është djegur për të ndihmuar në dezinfektimin e një zonë dhe është përdorur si deodorant natyror.
Për shkak të vetive të tij antiseptike, vaji i temjanit është një ndihmë e madhe për ruajtjen e higjienës orale. Përdorni produkte natyrore për kujdesin oral që përmbajnë vaj temjani. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të dhëmbëve si dhe prishjen e tyre. Gjithashtu mund të bëni vetë pastë dhëmbësh nga përzierja e vajit të temjanit me sodë buke.
Burimi: http://www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al


