Viagra rrezikon meshkujt nga një sëmundje vdekjeprurëse

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Viagra  është cilësuar si “diamanti” i mjekësisë për shkak të shitjeve të pafundme të kësaj tablete në të gjithë botën. Megjithëse kjo tabletë është mjaft e popullarizuar dhe rrit performancën seksuale të meshkujve, shkencëtarët paralajmërojnë për efektet negative të saj.viagra

Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt që përdorin këtë ilaç janë në rrezik të preken nga melanoma, një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Studiuesit në Universitetin Tübingen në Gjermani kanë zbuluar se “Sildenafil”, që shitet me markën “Viagra”, stimulon rritjen e tumoreve.

Sildenafil, që është shitur edhe me markën “Revatio”, është hedhur në treg që nga fund i viteve ’90. Shkencëtarët kanë studiuar prej kohësh lidhjet e këtij medikamenti me kancerin. Një studim i publikuar në vitin 2014, në të cilin u përfshinë 15 000 meshkuj amerikanë, doli në përfundimin se medikamenti “sildenafil” rriste dukshëm rrezikun e melanomës malinje.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse