Ja cilat janë dhimbjet e kokës që nuk duhet t’i injoroni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+’: Elena Beta

dhimbje koke uduSecili prej nesh duhet të përpiqet për të qëndruar i shëndetshëm dhe kapja në kohë e problemeve shëndetësore është çelësi. Këtu janë llojet e dhimbjes së kokës që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë:

Dhimbje e koncentruar në njërin sy: është zakonisht shenjë se mund të keni bllokim ose ënjtje të arteries që furnizon trurin me gjak. Pasojat janë të vjella dhe marramendje.

Si vetëtima: nëse ndjeni dhimbje të mprehtë në kokë, papritur, sigurisht që nuk është shenjë e mirë. Kjo mund të tregojë se do të ketë gjakderdhje në tru. Kjo dhimbje ndodh papritur dhe minutat e para janë kritike!

Dhimbje koke me vizion të paqartë: nëse dhimbja e kokës, shoqërohet me humbjen e orientimit, kjo është shenjë serioze që ju të mund të kërcënoheni nga një goditje në tru.

Dhimbje koke pas stërvitjes: kjo lloj dhimbje koke, që ndodh pas aktivitetit fizik, tregon mundësinë e një tumori ose aneurizëm (bllokim i arterieve)

Dhimbje koke që gjatë 24 orëve përkeqësohet në mënyrë drastike: dhimbja e kokës që nuk ndalet brenda 24 orëve, por përkeqësohet, mund të tregojë  mundësi të larta për t’u prekur nga një goditje. Menjëherë te mjeku!

Burimi: http://www.sportonlinegroup.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?