Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Lakra e bardhë turshi sjell përfitime të shumta shëndetësore, shumica e tyre të provuara shkencërisht. Kjo perime përmirëson tretjen dhe më e rëndësishmja, mund të parandalojë sëmundjet e zemrës, kancerin dhe goditjet në tru.
Lakra e bardhë është e pasur me vitaminë C: në të kaluarën, detarët e konsumonin shpesh këtë perim pasi e dinin se kishte përmbëjtje të lartë të vitaminës C. Lakra e bardhë trajton në mënyrë efektive ekzemat të cilat shkaktohën nga mungesa e Vitaminës C.
Ajo është një probiotik: fermentimi natyral i këtij perimi siguron baktere të mira në sistemin e tretjes. Rekomandohet tëkonsumoni lakër turshi pas marrjes së antibiotikëve.
Për zemër të shëndetshme: lakra turshi është e pasur në fibra, të cilat përmirësojnë tretjen. Ajo gjithashtu përmirëson shëndetin e zemrës dhe trurit. Disa nga përfitimet e tjera shëndetësore të saj janë:
- Zvogëlon rrezikun e arteriosklerozës
- Zvogëlon rrezikun e një goditje apo sulmi në zemër
- Kontrollon nivelet e kolesterolit të keq
Burimi: osingëeightdone.com/http://shëndeti.com.al


