Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Dhimbjet e kockave apo kyçeve ndodhin për shkak të imunitetit të dobët të trupit dhe mungesës së aktivitetit fizik. Shkaktarë të tjerë të këtyre dhimbjeve janë edhe plagosjet, frakturat, ndrydhje të kyçeve, artriti etj. Më poshtë do t’ju tregojmë tre nga mënyrat më të mira për lehtësuar dhimbjet e kyçeve.
Kripa Epsom
Kripa Epsom përmban sulfat magnezi, i cili është shumë i mirë për lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve. Magnezi vepron si një qetësues natyral i muskujve dhe ndihmon për largimin e lëngjeve të tepërta nga indet. Në këtë mënyrë ai parandalon ënjtjen e gjymtyrëve, dhimbjet dhe inflamacionin.
Si ta përdorni:
- Shtoni ½ filxhan me kripë Epsom në një vaskë me ujë të ngrohtë.
- Trazojeni mirë
- Futni këmbët në ujin me kripë dhe fërkojini mirë, sidomos pjesët ku keni dhimbje, për të paktën 15 minuta.
- Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë derisa të shëroheni.
Shënim: Kjo kurë nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe probleme me zemrën.
Xhenxhefili
Edhe nëse dhimbjet vijnë si pasojë e artritit, tendosjes së muskujve apo plagosjes, xhenxhefili është një kurë shumë efikase për lehtësimin e dhimbjeve. Meqë është i pasur me përbërës kundër inflamacionit, xhenxhefili mund të ulë ënjtjen e gjymtyrëve dhe të lehtësojë dhimbjet.
Prisni një rrënjë xhenxhefili të freskët, hidheni në një enë me një filxhan ujë dhe zieni për 10 minuta. Përzieni mirë dhe shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni. Konsumojeni dy deri tre filxhanë nga kjo pije në ditë derisa dhimbja të largohet. JU mund të masazhoni gjithashtu pjesët ku keni dhimbje me vaj xhenxhefili dy deri në tre herë në ditë deri sa të jeni të kënaqur me rezultatet.
Limoni
Limoni është një kurë natyrale për lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve të shkaktuara nga artriti. Acidi citric që gjendet tek limoni vepron si një tretës për kristalet e acidit urik, të cilët shkaktojnë artritin.
Si ta përdorni:
- Prisni 1-2 limonë në copa të vogla.
- Mbështillini ato me një copë pambuku të pastër dhe ngjyeni me vaj të ngrohtë susami.
- Vendoseni copën në pjesët ku keni dhimbje dhe lëreni ashtu për rreth 5-10 minuta.
- Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë derisa dhimbja të largohet.
Burimi: 1MHealthTips / https://shendeti.com.al/


