Ja cilët janë shkaktarët e dhimbjes së thembrave (dhe si të shpëtoni  prej saj!)

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

dhimbje

Rreth 40% e amerikanëve ankohen rreth kësaj çështje çdo vit, sipas një sondazhi nga “American Podiatric Medical Association”.

“Këpucët e gabuara, tendosjet e përsëritura, dhe proceset natyrore të  plakjes mund të kontribuojnë në dhimbjen e thembrave”, thotë Christina Gjata, pedikyriste në “Wake Forest Baptist Medical Center” në Uinston, Nju Jork.

Çfarë mund të bëni për të lehtësuar këtë dhimbje? Ja disa këshilla të ekspertëve që do t’ju vijnë në ndihmë!

Bëjini masazh shputës: shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembrës tuaj është shputa e këmbës, ky problem prek 2 milionë njerëz çdo vit. “Pjesa e shputës është një grup indesh që lidhin gishtërinjtë me thembrën”, thotë Irene Loi, pedikyriste në “Langone Medical Center” në Nju Jork. Kur çoheni në mëngjes, masazhoni për disa minuta shputën, përsëriteni çdo ditë këtë veprim.

Gjatë rrjedhës së jetës, këmbët tona ecin më shumë se 100.000 milje. Eliminoni takat e larta apo zgjidhni një palë këpucë mbështetëse. Provoni të ecni në një sipërfaqe të butë, të tillë si bari apo bulevardi, në vend të trotuarit, dhe shmangni aktivitetet, të tilla si kërcimi.

Burimi: http://thescienceofeating.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?