Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Çaj Hibiscus është përdorur për shumë vitë si një ilaç efektiv kundër sëmundjeve të mëlçisë, presionit të lartë të gjakut, etheve etj. Në vitin 1996, hulumtuesit nga Nigeria provuan lulet Hibiscus për të ulur presinonin e lartë të gjakut tek kafshët laburatorike.
Në vitin 2008, hulumtuesit nga irani provuan se ky lloj çaji kishte efekte pozitive edhe tek njerëzit. Në vitin 2010, një tjetër studim tregoi se çaji hibiscus përmban antioksidantë të shumtë të cilët mbrojnë enët e gjakut.
Ky lloj çaji hap arteriet dhe pengon sekretimin e hormoneve që ngushtojnë enët e gjakut. Hibiscus nxit sistemin imunitar dhe ju jep përfitime të shumta shëndetësore.
Përgatitja: 3 gota ujë, 3 lugë çaji lule të freskëta hibiscus, 1 shkop kanelle, 1 lugë mjaltë.
Vendoseni ujin në tenxhere sëbashku me lulet hibiscus dhe shkopin e kanellës. Lerini të valojnë për 15-20 minuta. Pijeni nga një filxhan çajë 2 herë në ditë, mund t’i hidhni mjaltin për ta ëmbëlsuar. Burimi: healthyfoodteam


