Ora e Apple-it i shpëton jetën një 62-vjeçari

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Dennis

Apple Watch nuk shërben vetëm si orë inteligjente që lidhet me iPhone-in, por mund të përdoret edhe për të monitoruar aktivitetin tuaj në palestër, për të numëruar kaloritë, si dhe për të monitoruar gjendjen shëndetësore të përdoruesit. Ajo është e pajisur me një sensor që mat rrahjet e zemrës. Ka qenë pikërisht kjo veçori që i ka shpëtuar jetën një 62-vjeçari.

Dennis Anselmo, 62 vjeç, ishte duke punuar në kopshtin e tij, kur papritur u ndje i dobët dhe filluan t’i merreshin mendtë. Ai pa tek ora e tij Apple Watch se i ishin rritur rrahjet e zemrës në 210 për minutë. Dennis i kërkoi menjëherë mikut të tij që të thërrasë një ambulancë.

Apple Watch

Ata vajtën menjëherë në spital, ku Dennis iu nënshtrua një operacioni për zhbllokim të enëve të gjakut, duke shpëtuar kështu nga një sulm i dytë në zemër, që mund t’i merrte jetën. Ky incident tregon se sa të rëndësishëm janë pajisjet teknologjike në rastet emergjente.

Apple ka aplikuar së fundmi për një patentë që i mundëson Apple Watch dhe iPhone-it të zbulojnë këto raste emergjente dhe të telefonojnë automatikisht 911.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj