Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Shumë teknika të shërimit kanë lidhje me energjinë e trupit, e cila është shumë e rëndësishme për shërimin e sëmundjeve. Kjo terapi e lashtë japoneze është aq e lehtë, sa ju mund të praktikoni atë ndërsa po flisni me një grup njerëzish, dhe askush nuk do ta kuptojë se ishit duke u përpjekur të lehtësonit ankthin. Kjo metodë është e lehtë, e shkurtër dhe mund të jetë efektive në vetëm 2-5 minuta kohë.
“Jin Shin Jyutsu” quhet teknika e lashtë japoneze, të cilën mund ta përdorni në çdo kohë. Këtë teknikë mund t’ua mësoni edhe fëmijëve për të menaxhuar emocionet.
Secili gisht përfaqëson një emocion të caktuar:
- Gishti i madh: shqetësimin
- Gishti tregues: frikën
- Gishti i mesit: zemërimin
- Gishti i unazës: trishtim
- Gishti i vogël: vetëbesim të ulët
Kapeni gishtin që doni me dorën tjetër dhe ushtroni presion të fortë, duke përdorur të gjitha gishtat dhe gishtin e madh të dorës tjetër. Prisni deri sa të ndieni një impuls. Kjo teknikë quhet e realizuar atëhere kur të ndieni impulsin.
Hulumtuesit në Universitetin e Masaçustes, Boston, e panë këtë teknikë të lashtë japoneze si një mënyrë për shërimin e stresit, ankthit dhe depresionit tek femrat të cilat ishin diagnostikuar me kancer të gjirit. Pas 10 seancave, këto femra filluan të ndiheshin më mirë fizikisht dhe emocionalisht. Teknika duhet të marrë vetëm 2-5 minuta kohë për të ushtruar presion të fortë mbi gishtin para se të ndjeni një impuls. Nëse ndjeni një impuls menjëherë, mbani gishtin derisa pulsi të ngadalësohet. Kjo teknikë e lashtë është një mjet i mirë për t’u përdorur herën tjetër që ju do të keni ndjenjë ankthi apo depresioni.
Burimi: http://www.healthysuite.net//shendeti.com.al


