Pyet mjekun: Djali im pi 15 litra ujë në ditë, ç’të bëj?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/FB: Gazeta Shendeti

Përshëndetje! Kam djalin 11 vjeç dhe pi 15.2  litra ujë në ditë, pesha është 72kg.  Jam shumë i shqetësuar. E kam pas shtruar dhe e kanë diagnostikuar me diabet isipid. Të gjitha mjekimet që i kanë dhënë mjekët ia kanë ndërprerë sepse ndiente dhimbje koke. Kur i kam pyetur mjekët çfarë të bëj, kanë pi uje djalingritur supet dhe fjalët e tyre kanë qenë:  A ke njeri jashtë shtetit që ta çosh? Jam tepër i shqetësuar për fëmijën, pasi unë jetoj vetëm me dy fëmijët, sepse të ëmën nuk e kanë pranë që prej 7vitesh. Ju lutem, çfarë më sugjeroni. Faleminderit!

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji

Diagnoza është e qartë. Sëmundja ka të bëjë me mungesën e prodhimit të hormonit HAD. E për pasojë organizmi nuk e koncentron dhe nuk e mban sasinë e ujit që ka nevojë trupi. Të tillë të sëmurë pinë sasi të mëdha të ujit në ditë, po ashtu kanë edhe urinim të shtuar dhe të shpeshtë. Pavarësisht ndonjë efekti anësor, nuk duhet ta lënë fëmijën pa mjekim, sepse pasojat që mund të vijnë nga kjo sëmundja janë serioze dhe të rrezikshme për jetën.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet