Si të keni fije floku më të trasha? Ja përbërësi që ju vjen në ndihmë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

humbje flokeshRënia e flokëve njihet ndryshe si alopecia. Janë të shumtë faktorët që mund të kontribuojnë në këtë gjendje shumë të zakonshme, si dieta e varfër ushqyese, gjenetika, çekuilibri hormonal, alergjia, stresi emocional, higjiena e flokëve etj.

Për të rritur volumin e flokëve, po ju tregojmë një trajtim shumë të thjeshtë dhe ekonomik. Ju nevojitet vetëm një qepë. Kjo bimë barishtore përmban squfur, i cili rrit prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar kështu në rritjen e flokëve.

Lëngu i qepës parandalon gjithashtu rënien e flokëve.

Hapat:

Shtrydhni një qepë. Aplikojeni lëngun e saj në kokë dhe lëreni ashtu për 15 minuta. Në fund i lani flokët me shampo bimore. Trajtimin duhet ta përsërisni dy herë në javë, që të arrini rezultate më të mira.

Burimi: naturalbeautytipsnew/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës