Vetëvritet doktori, kishte frikë se nuk do të ishte ‘më i miri’ në punë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një doktor shumë i aftë në profesionin e tij kreu vetëvrasje pasi kishte frikë se problemet shëndetësore me të cilat po përballej kohët e fundit do ta pengonin që të ishte “më i miri” në profesionin e tij si mjek.

Matthew Tuppeny ishte i vendosur të bëhej i suksesshëm, por kishte prej gjashtë vitesh që vuante nga depresioni, pasi nuk doli mirë me një provim në universitet. 30-vjeçari i dha fund jetës së tij pasi mori një mbidozë ilaçesh.

Ai njihej si një i ri i talentuar, i cili kishte studiuar për mjekësi në Universitetin e Bristolit dhe donte të bëhej doktor për të ndihmuar të tjerët. Por, në vitin 2009 ai u diagnostifikua me depresion, si shkak i ndarjes nga e dashura pas një lidhjeje 4-vjeçare, dhe pasi dështoi në një provim në universitet.

Nëna e tij tregon për mediat amerikane se djali i saj nuk ishte mësuar të dështonte, dhe që pasi doli keq në një provim në universitet, ai filloi të vuante nga depresioni.

Incidenti në universitet ndikoi tek shëndeti i tij mendor dhe që prej asaj kohe ai filloi të vuante nga depresioni. Ai po mendonte për të ardhmen. Nuk do ta besoja se kishte menduar të vetëvritej. Ishte aq pozitiv dhe i lumtur”, shprehet nëna e tij Wendi.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?