Si ndryshojnë organet gjatë shtatzënisë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

shtatzeneGjatë shtatzënisë trupi i gruas pëson shumë ndryshime. Të gjithë kemi kënaqësinë të shohim se si barku rritet ndërsa jeta e re zhvillohet brenda, por çfarë ndodh me organet? A keni pyetur ndonjëherë?

Muzeu i Shkencës dhe Industrisë në Çikago tregon se si organet lëvizin ndërsa fëmija rritet në barkun e nënës.

Ndoshta kjo duket e frikshme në lëvizje të shpejtë, por duhet të dini se të gjitha këto procese ndodhin gradualisht në një periudhë prej 9 muajsh.

Organet lëvizin anash në mënyrë që të krijohet një hapësirë ku fëmija të zhvillohet rritet siç duhet. Stomaku, mëlçia dhe fshikëza shtypen dhe riorganizohen. Mitra njëkohësisht zgjerohet dhe shtyhet nga zgavra e komblikut duke filluar të zhvendosë organet. Gjatë tremujorit të dytë, mitra shtyhet në afërsi të brinjëve.

Pjesë të tjera që ndryshojnë gjatë periudhës së shtatzënisë janë: zemra, kapaciteti funksional i mushkërive reduktohet, kjo është dhe arsyeja pse gruaja shtatzënë duket zakonisht sikur mezi merr frymë.

Veshkat kanë më shumë punë për të bërë, pasi  filtrojnë mbeturinat nga fetusi dhe nga nëna.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve