Largësia e vendit të punës, shkak sëmundjesh e divorcesh

ngas makinenKur ngasin makinën, njerëzit shqetësohen për çmimin e karburantit, për faktin e thjeshtë se preket buxheti personal. Por një studim i ri thotë se ngarja e makinës për të shkuar në punë mund të jetë pjesa më e pashëndetshme e ditës. Disa të dhëna të reja thonë se sa më larg që të jetë vendi i punës, aq më keq për trupin. Ka njerëz që udhëtojnë çdo ditë dy orë me makinë për të shkuar në punë. Në fakt, rezulton se personat që çdo ditë ngasin makinën 20 kilometra ose më shumë për të shkuar në punë, kanë bark më të madh dhe tension më të lartë gjaku në krahasim me persona të tjerë që e ngasin makinën më pas ose përdorin transportin publik e ushtrohen më shumë fizikisht.

Ky është studimi i parë që dokumenton se si largësia e shtëpisë nga vendi i punës ndikon shëndetin: presionin e gjakut, gjendjen kardiovaskulare dhe peshën trupore.

Sipas grupit anketues Gallup, 1/3 e personave që ngasin makinën 90 minuta çdo ditë thonë se vuajnë nga dhimbje në qafë dhe shtyllë kurrizore. Ndërsa shkencëtarët në Suedi konstatuan se çiftet që e kanë larg vendin e punës kishin 40% më shumë gjasa për t’u divorcuar.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni