Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Carylon Anderson është emri i mjekes amerikane që pretendon se ka gjetur kurën natyrale që parandalon kancerin. Ilaçi natyral është i përbërë nga 2 përbërës të thjeshtë që kanë qënë përdorur në kulturën e Indisë Lindore për vite me rradhë. Dr Anderson pretendon se kjo kurë natyrale është shumë efektive në parandalimin e kancerit.
Përbërësit: 1 lugë çaji shafran Indie, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 majë luge piper i zi.
Përziejni të gjithë përbërësit sëbashku dhe përdorini si salcë nëpër sallatra apo gjellë të ndryshme.
Dr Anderson shtoi në blogun e saj se “ të gjitha të mirat shëndetësore vijnë nga shafrani i Indisë. Ai është një përbërës i shëndetshëm dhe një nga komponentët e saj kryesor është kurkumi”. Kurkumi është mjaft efektiv kundër llojeve të ndryshme të kancerit duke përfshirë këtu kancerin e zorrës së trashë, prostatës, gjirit dhe kancerin e trurit. Dr Anderson këshillon se nëse doni të mbroni veten nga kanceri ju duhet ta përdorni këtë recetë çdo ditë sepse nuk ka asnje efekt anësor, por do të mbrojë shëndetin tuaj të përgjithshëm./ www.shendeti.com.al /Burimi: Healthy Food Team /


