Foshnja e lindur para kohe mbijeton pasi i vendosën pranë motrën binjake

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

foshnjet

Një foshnje e lindur para kohe arriti të mbijetojë vetëm pasi i vendosën pranë motrën binjake. Lily dhe Summer Cobbing u lindën tre muaj para kohe në Adelaide, Australi. Por, ndërkohë që Summer peshonte 840 gramë, motra e saj binjake ishte sa gjysma e saj, 390 gramë.

Ndërsa prindërit po përgatiteshin për më të keqen, nënës së binjakeve i lindi ideja që t’i afronte vajzat me njëra-tjetrën (ashtu siç kanë qenë në mitër).

“Lily dhe Summer u strukën tek njëra-tjetra”, tregoi për Daily Mail nëna e vajzave, zonja Roberts-Cobbing. Ajo tregon se Lily e kishte lëkurën aq të hollë sa i dukeshin edhe organet, ndërsa sytë i mbajti të mbyllur për disa javë.

Fatmirësisht, Lily arriti të mbijetojë dhe tani është shumë mirë me shëndetin. Binjaket tani janë 5 vjeçe dhe shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Lily dhe Summer

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?