Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse i mbyllni sytë ndërsa putheni? Në fakt në përgjigje të tillë e ka dhënë një studim i fundit i cili u publikua në gazetën e “Psikologjisë Eksperimentale”. Sipas psikologëve Polly Dalton dhe Sandra Murphy gjithçka kishte të bënte me përceptimin dhe performancën e trupit dhe trurit. Kështu nëse i mbyllni sytë ndërsa putheni truri dhe trupi do të përqëndrohet vetëm në atë veprim dhe do t’ju japë kënaqësi më të madhe.
Për ta vërtetuar këtë 2 psikologët bënë një eksperiment me disa pjesëmarrës. Ndersa ata rrinin ju stimulua një dridhje e vogël në dorë. Pjesëmarrësit që i kishin sytë hapur nuk e ndjenë fare atë sepse syri i tyre ishtë përqëndruar në diçka tjetër, ndërsa ata që i kishin pasur sytë mbyllur e kishin ndjerë dridhjen. Pra, në konkluzion Dalton dhe Murphy thanë se mbyllja e syve gjatë puthjes kishte të bënte me ndjesinë. / www.shendeti.com.al/ Burimi: Cosmopolitan UK.


