8 arsye përse femrat duhet të masturbojnë më shumë

Të flasësh për masturbimin për shumë femra është një tabu që edhe kur hapet si temë i sikletos. Por, ndoshta ka ardhur koha të flitet më shumë për të dhe ndikimin pozitiv që ka në organizëm.

femra

Së pari: masturbimi i bën mirë shëndetit fizik. Ai rrit sistemin imunitar, lehtëson dhimbjet nga menstruacionet, çlodh trupin dhe ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj infeksioneve të ndryshme.

Së dyti: orgazma nxit prodhimin e endorfinës, hormoni i cili rrit humorin, ul stresin dhe ju bën të ndiheni të lumtur.

Së treti: mund të eksploroni zonat erotike të trupit, bashkë me të famshmen “pika G” dhe çdo zonë tjetër kënaqësie.

Së katërti: përveç të kuptuarit se ku dëshironi të prekeni, mund të zbuloni edhe mënyrën sesi të prekeni.

Së pesti: me të zbuluar se çfarë ju eksiton më shumë, mund t’i ndash ato me partnerin tënd në dhomën e gjumit.

Së gjashti: maksimizon potencialin e orgazmës.

Së shtati: presioni për të kënaqur partnerin nuk ekziston dhe i gjithë përqendrimi është tek gjetja e vetëkënaqësisë.

Së teti: zotërimi i kënaqësisë i dëshirave dhe dëshirave seksuale maksimizon kënaqësinë tuaj fizike dhe aktivizon një sërë procesesh zinxhirë që ju bëjnë të ndiheni më mirë edhe mendërisht.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?