Legjenda e futbollit holandez ndërron jetë pas një beteje të gjatë me kancerin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Legjenda e futbollit holandez, Johan Cruyff, është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeç, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ish-futbollisti i kombëtares holandeze, si dhe ikona e Barcelonës dhe Ajaksit, vuante nga kanceri në mushkëri. Lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit të njohur është bërë i ditur në uebsajtin e tij zyrtar:

“Më 24 mars 2016, Johan Cruyff (68 vjeç) u nda nga jeta në Barcelonë pas një beteje të gjatë me kancerin. Është një humbje shumë e madhe për ne, prandaj kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes gjatë varrimit”, shkruhet në uebsajtin zyrtar të futbollistit holandez.

Burimi: The Guardian / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?