A ka vuajtur Britney Spears nga probleme mendore? Ja historia e saj!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

britney

Sëmundjet mendore nuk mund të prekin të gjithë. Në rastin e të famshmëve, kur kjo ndodh, edhe pse ata mund të kurohen në fshehtësi, për pjesën më të madhe ndodh që rasti të bëhet publik. Një nga rastet më të përfolura të famshmëve të cilët kanë shfaqur shenja të sëmundjeve mendore është historia e këngëtares Britney Spears.

Britney Spears ka vuajtur nga një sëmundje psikologjike për vite me radhë, sipas burimeve të afërta me këngëtaren.

Në janar të vitit 2007, tetoja e Britney-t, me të cilën ajo kishte qenë shumë afër, vdiq nga kanceri i vezoreve dhe Spears një muaj më pas qëndroi në një qendër rehabilitimi  për lëndët narkotike.

Në tetor të të njëjtit vit, Spears ka humbur kujdestarinë fizike të fëmijëve, që i kaloi babait të fëmijëve, balerinit Kevin Federline. Arsyeja për vendimin e gjykatës nuk është sqaruar publikisht, megjithatë spekulimet u përqendruan tek problemet mendore të Spears .

Në janar të vitit 2008, Spears refuzoi të hiqte dorë nga kujdestaria e djemve të saj. Kur mbërriti policia, vuri në dukje se ajo ishte nën ndikimin e një substance të paligjshme, kështu që u dërgua në “Cedars-Sinai Medical Center” për vëzhgim. Ditën tjetër, të drejtat e Britney-t për të  vizituar fëmijët ishin pezulluar në një seancë gjyqësore emergjente, dhe Federline morri kujdestarinë e plotë fizike dhe juridike të fëmijëve. Spears u dërgua në repartin psikiatrik të Ronald Reagan UCLA Medical Center për t’u trajtuar. Gjykata e vendosi gjithashtu atë nën kujdestarinë e përkohshme, dhe më vonë, kujdestarinë e përhershme e babait të saj, James Spears dhe avokati Andrew Wallet, i dha babait kontroll të plotë mbi jetën e saj. Në vitet që pasuan, Spears ka rimarrë përsëri veten duke shtuar në listën e saj të gjatë albume dhe çmime të ndryshme.

Burimi: http://blogglez.com/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm