Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Flokët janë gjysma e bukurisë, e bukuria e flokëve fillon nga lëkura e kokës, për këtë arsye kujdesi që duhet të tregoni për lëkurën e kokës është i rëndësishëm për flokë të shëndetshëm.
Një ndër problemet më shqetësuese është zbokthi, aq sa mund të bëhet një mankth i vërtetë për femrat, edhe pse ky është zakonisht një problem mashkullor. Hapi i parë që duhet të bëni, është të përdorni një shampo kundër zbokthit specifike, ose mund të përgatisni receta natyrale në shtëpi për ta luftuar atë.
Kosi bën çudira për largimin e zbokthit. Vëreni në lëkurën e kokës dhe mbajeni rreth 15 minuta para larjes. Më pas mund të lani flokët si zakonisht.
Një lugë kafeje me lëng të freskët limoni vendoseni në ujin e fundit me të cilin shpëlani flokët pas larjes, është ilaç i mirë për zbokthin e shkaktuar nga lëkura e yndyrshme e kokës. Këtë trajtim mund ta përsërisni një herë në javë.
Ujë nga panxhari i zierë: Me këtë ujë masazhoni lëkurën e kokës çdo mbrëmje para gjumit. Mund të përdorni edhe rrepë të bardhë, sepse llojet e kuqe lënë njolla në jastëk.
Burimi: http://www.healthysuite.net/shendeti.com.al


