Ja pse gjumi i pasdites është i rrezikshëm

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Të bësh një sy gjumë për më shumë se 40 minuta pasdite mund të rrisë rrezikun nga vdekja e parakohshme, thuhet sipas një studimi të ri. Nga studimi që iu bë më shumë se 300 mijë njerëzve, u zbulua se të bësh gjumë gjatë ditës mund të ndikojë në zhvillimin e obezitetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesterolit.gjume_pasdite

Kërkuesit shkencorë analizuan të dhënat e 300 mijë njerëzve dhe e prezantuan studimin e tyre në konferencën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Ata zbuluan se gjumi gjatë ditës, më i gjatë se 40 minuta, mund të shkaktojë probleme shëndetësore që çojnë në vdekje të parakohshme.

Shkencëtarët pyetën vullnetarët nëse flinin rregullisht pasdite dhe më pas analizuan gjendjen e tyre mjekësore, nëse ishin obezë, vuanin nga diabeti apo sindroma metabolike. Në fund ata dolën në përfundimin se, nëse gjumi zgjat më shumë se 40 minuta, njerëzit mund të pësojnë ndonjë problem shëndetësor, nëse zgjat më pak, atëherë ata nuk do të kenë asnjë problem.

Sipas këtyre shkencëtarëve, gjatë gjumit të gjatë, trupi mendon se është duke u futur në gjumë të thellë dhe më pas ka probleme me ciklin metabolik pasi të zgjohet. Ndërsa, nëse bëni vetëm një sy gjumë më pak se 40 minuta, trupi nuk hyn në fazën e gjumit të thellë dhe nuk përjetoni probleme shëndetësore.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?