Ky ushqim i vetëm do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga kilet e tepërta

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar çelësin për të rënë në peshë. Sipas shkencëtarëve, një ushqim i vetëm mund të jetë çelësi për të humbur kilet e tepërta. Bëhet fjalë për fasulet, të cilat nuk janë vetëm të shëndetshme, por ju ndihmojnë të mbani trupin në formë.fasul 2

Nëse hani vetëm 130 gramë fasule apo perime të tjera bishtajore në ditë, pa ndryshuar asgjë tjetër tek dieta ushqimore, ju do të keni një trup perfekt. Perimet bishtajore, si fasulet, bizelet, thjerrëzat, ju mbajnë të dobët, pasi ju japin ndjesinë e ngopjes, kështu konsumoni më pak ushqime të tjera.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e 940 meshkujve dhe femrave. Ata zbuluan se njerëzit që kishin konsumuar një vakt me bimë bishtajore në ditë kishin humbur rreth 0.34 kg për gjashtë javë.

“Edhe pse pesha që kanë rënë është e vogël, ky studim sugjeron që përfshirja e bimëve bishtajore në dietën ushqimore ju ndihmon të dobësoheni, si dhe më e rëndësishmja, ndihmon që ju mos të shtoni në peshë”, shpjegon autori kryesor i studimit, dr. Russell de Souza, nga Spitali Sant Michael në Toronto, Kanada.

Perimet bishtajore janë të mira edhe për zemrën, pasi ulin në mënyrë të ndjeshme nivelet e kolesterolit të keq. Konsumi i lartë i fasuleve mund të ulë rrezikun kardiak deri në 80%. Fasulet stabilizojnë edhe nivelin e sheqerit në gjak, në saj të fibrave, magnezit dhe kaliumit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin