Pyet mjekun: Kam probleme me prindërit dhe jam e lodhur

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/ FB: Gazeta Shëndeti

Jam një vajzë 18 vjeçe dhe kam disa shqetësime: dhimbje koke, migrenë, por nuk di si të veproj që të qetësohem. E para nga migrena. E dyta, kam si mpirje të qafës për shkak se kam qenë në ankth dhe e stresuar shumë këto kohë ndoshta kjo është pasojë e mpirjes së qafës. Gjithashtu, shpesh ndihem shumë e dëshpëruar për shkak të disa problemeve të miat, sepse prindërit janë sjellë keq me mua disa kohë e deshperuaredhe më kanë keqtrajtuar. Doja një këshillë nga ju. Si mundem të rikuperohem, sepse përveç kësaj ndihem shpesh edhe shumë e lodhur. Nuk di si mund të veproj për të qenë më mirë. Faleminderit!

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” psikologia Orjola Plaku

Duke qenë se intensiteti i shqetësimeve ka qenë goxha i lartë (sjellja e keqe e prindërve dhe keqtrajtimi) si dhe kohëzgjatja goxha e gjatë (për disa kohë) është e nevojshme një vizitë tek psikologu.

Rekomandoj që të konsultohet me një psikolog klinicist në mënyrë që të vlerësohen shenjat e ankthit. Në momentin që do të vlerësohet si rast, përcaktohet nëse ka nevojë për psikoterapist/psikolog këshillues.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë