Ky lëng vret qelizat kancerogjene, trajton diabetin, gastritin dhe hipertensionin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Të gjitha gjeneratat e kanë përdorur këtë kurë natyrale për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Ajo ka treguar rezultate më të mira se çdo ilaç tjetër mjekësor, duke parandaluar diabetin, gastritin, hipertensionin dhe shumë sëmundje të tjera.leng patatesh

John Lesindzer, dr. John Tucakov dhe disa ekspertë të tjerë kanë shkruar disa artikuj në lidhje me përfitimet shëndetësore të lëngut të patates. Sipas dr. John Lesindzer, lëngu i patates është kura më e mirë natyrale për gastritin.

Përfitimet shëndetësore të lëngut të patates janë:

  • Rrit sistemin imunitar
  • Ul nivelin e sheqerit në gjak
  • Vret qelizat kancerogjene
  • Shërben si kurë natyrale për probleme në mëlçi dhe veshka
  • Mbron kundër sëmundjeve kardiovaskulare
  • Trajton probleme të ndryshme me fytyrën
  • Trajton gastritin dhe probleme të tjera me stomakun
  • Ndihmon me tretjen

Patatet ndihmojnë në detoksifikimin e trupit dhe janë një burim i pasur i lëndëve ushqyese

Patatet largojnë toksina e dëmshme nga trupi dhe i sigurojnë atij lëndët ushqyese për të cilat ka nevojë. Ato janë të pasur me vitaminat C dhe B6, kalium, hekur, magnez, zink, proteina dhe karbohidrate.

Patatet ndihmojnë në trajtimin e problemeve me lëkurën

Ata e pastrojnë lëkurën, rigjenerojnë qelizat dhe zhdukin puçrrat. Patatja është e pasur edhe me vitaminë A ,që është një armë e fuqishme kundër plakjes. Kjo ndodh sepse vitamina përshpejton qarkullimin e qelizave, duke lejuar që lëkura e re të dalë më shpejt në sipërfaqe.

Vitamina C gjithashtu lufton dëmtimet ultravjollcë dhe zbardh lëkurën. Kjo vitaminë është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit dhe mirëmbajtjen e enëve të gjakut në lëkurë.

Prisni një patate në feta dhe vendosini në fytyrë. Kjo maskë e thjeshtë pastron fytyrën dhe tendos lëkurën. Patatet reduktojnë edhe celulitin.

Si të përgatisni një lëng patatesh?

Është gjëja më e lehtë që mund të bëni. Lajini dhe pastrojini mirë patatet. Hiqni çdo pjesë jeshile ose të prishur tek patatja. Priteni në feta dhe i zieni mirë. Më pas kullojeni me një garzë. Lëngun e përgatitur mund ta përzieni me frutat apo perimet e preferuara (mollë, lëng limoni, karotë etj), si dhe mund t’i shtoni edhe pak mjaltë.

Shënim: Konsultohuni njëherë me mjekun para se të kryeni këto kura popullore, pasi jo çdo kurë vepron njësoj tek të gjithë njerëzit.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit