Një kurë natyrale që parandalon sulmin në zemër, ul kolesterolin dhe rrit sistemin imunitar

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Mjalti i kombinuar me kanellën është kura më e mirë natyrale për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Për më shumë se 4000 vjet, mjalti është përdorur si kurë natyrale për shumë sëmundje. Egjiptianët e kanë përdorur për të shëruar plagët, grekët për një jetë më të gjatë, ndërsa indianët për të mbajtur ekuilibrin në trup.  Kanella gjithashtu njihet për vetitë e saj shëruese, ashtu si mjalti. Ajo përdorej sidomos nga mbretërit për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.mjalte_kanelle

Më poshtë do të gjeni disa kombinime të këtyre përbërësve natyral të fuqishëm, të cilat mund të përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, si artritin, sëmundjet kardiovaskulare, ftohjen etj.

Ul kolesterolin

Hidhni dy lugë gjelle mjaltë dhe tre lugë çaji kanellë në një filxhan të madh me ujë. Lëngu i përgatitur do të ulë nivelet e kolesterolit me 10% brenda dy orëve.

Kurë për sëmundjet kardiovaskulare

Në mëngjes, në vend të marmelatës apo reçelit, vendosni pak mjaltë dhe kanellë tek feta e bukës. Nëse i konsumoni rregullisht ato, do t’ju ndihmojnë të ulni nivelet e kolesterolit në gjak dhe parandalojnë rrezikun e një sulmi në zemër.

Kundër artritit

Në një filxhan me ujë të ngrohtë hidhni dy lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle kanellë. Pijen e përgatitur konsumojeni në mëngjes dhe mbrëmje. Duke e konsumuar rregullisht, kjo pije do t’ju ndihmojë në trajtimin e artritit kronik.

Parandalon infeksionet tek fshikëza e tëmthit

Nëse keni infeksion në fshikëzën e tëmthit, ju mund të konsumoni përzierjen e përmendur me sipër, por këtë herë duhet të ndryshoni sasinë e mjaltit dhe kanellës. Në një filxhan me ujë të valuar hidhni dy lugë çaji kanellë dhe një lugë të madhe me mjaltë.

Kurë për ftohjen

Nëse keni probleme me ftohjen, përzieni një lugë gjelle mjaltë me ¼ lugë çaji kanellë. Kjo përzierje di t’ju ndihmojë në trajtimin e ftohjes, kollës kronike dhe sinusitit.

Forcon sistemin imunitar

Rekomandohet që t’i përdorni këta përbërës çdo ditë për të mbrojtur trupi nga bakteret dhe viruset.

Burimi: Healthy Life Tricks / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit