Vdes foshnja 1-muajshe, prindërit e harruan ku e lanë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

foshnja

Një foshnje 1 muajsh ka ndërruar jetë pasi prindërit e dehur e kishin lënë vetëm për më shumë se 24-orë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Angli, ku prindërit e foshnjës, Matthew Neil dhe Kim Smart-Neil, pasi kishin pirë shumë alkool gjatë një feste kishin harruar të kujdeseshin për fëmijën.

prinderit e foshnjes

Pasi ata janë kthjelluar kanë shkuar të kontrollojnë në krevatin e fëmijës por nuk e gjetën aty. Pas kërkimit në shtëpi, e gjetën të rrëzuar në një cep të murit midis krevatit, e më pas foshnja ka ndërruar jetë në spitalin ‘Blackpool Victoria’.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike policia ka arrestuar prindërit për neglizhencë dhe pakujdesi ndaj fëmijës, por më pas janë lënë të lirë për mungesë provash.

Burimi: The Mirror / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?