Doni të keni kujtesë të mirë? Sekreti qëndron tek partneri me të cilin martoheni

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nëse një mashkull do të jetojë më gjatë, duhet të martohet me një femër inteligjente, thotë shkenca. Ekspertët e sëmundjes së dementias thonë se martesa me një partner inteligjent mund të shërbejë si “parandalues” i sëmundjes. Mjedisi dhe shoqëria gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm tek zhvillimi mendor i një personi.cift

Studime të ndryshme kanë treguar se stimulimi intelektual që mban trurin aktiv mund të ndihmojë në zhdukjen e simptomave të dementias.

“Për të jetuar sa më gjatë, një mashkull duhet të martohet me një femër inteligjente. Nuk ka kurë më të mirë sesa inteligjenca”, thotë Lawrence Whalley, profesor i shëndetit mendor tek Kolegji i Mjekësisë dhe Shkencave të Jetës tek Universiteti i Aberdeen.

Ndërsa studimet e mëparshme janë fokusuar tek përfitimet që i sjellin shëndetit mendor aktivitete si leximi, fjalëkryqet dhe vizitimi i muzeve, profesori Lawrence Whalley thotë se edhe martesa me një partner inteligjent mund të ndihmojë në parandalimin e alcajmerit.

“Faktorët mjedisorë gjatë fëmijërisë, si profesioni i babait, kanë po të njëjtin efekt tek fëmija ashtu si dieta ushqimore e nënës gjatë shtatzënisë. Koefiçenti i inteligjencës në fëmijëri, të ardhurat nga puna, edukimi etj të gjitha kanë ndikim me kalimin e viteve”.

Ndërsa largimi nga jeta i një pjesëtari të familjes kur jeni fëmijë mund të rrisë shanset për zhvillimin e sëmundjes me kalimin e viteve. “Studimet kanë treguar se vdekja e nënës para moshës 5 vjeç është një faktor risku për zhvillimin e alcajmerit me kalimin e viteve”, shpjegon profesori Whalley.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?