Kujdes! Mos e konsumoni Shafranin e Indisë nëse bëni pjesë tek këto grupe njerëzish

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Jo gjithmonë vlen shprehja “Gjithçka që është natyrale, nuk shkakton asnjë efekt anësor!”. Ka raste kur kjo shprehje është e pavërtetë, si për shembull me Shafranin e Indisë.Shafrani i Indise

Shafrani i Indisë është erëza e tretë më popullore në botë, pasi ka një sërë përfitimesh shëndetësore, ka një aromë shumë të mirë dhe mund të përdoret për qëllime të ndryshme.

Megjithatë, Shafrani i Indisë mund të shkaktojë efekte të ndryshme anësore, si marramendje, të përziera, diarre etj. Prandaj ka një grup të caktuar njerëzish që duhet ta shmangin Shafranin e Indisë.

Njerëzit që kanë probleme me stomakun – Sipas Universitetit të Qendrës Mjekësore Maryland, Shafrani i Indisë mund të çojë në rritjen e aciditetit në stomak në rast se kombinohet me ilaçe si Pepcid, Nexium, Tagamet, Prevacid ose Zantac. Prandaj, nëse po merrni ilaçe të tilla, mos e konsumoni këtë erëz.

Probleme me tëmthin – Shafrani i Indisë mund t’i përkeqësojë edhe më shumë këto probleme, prandaj duhet ta shmangni nëse keni gurë në tëmth apo bllokim të kanalit biliar.

Njerëzit që mjekohen me ilaçe të ndryshme duhet ta përdorin Shafranin e Indisë me kujdes, pasi mund të ndikojë tek antikolagjentët, si warfarin, aspirina, dhe clopidogrel.

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji – Shafrani i Indisë është i sigurt gjatë shtatzënisë dhe nëse ushqeni fëmijën me gji, nëse konsumohet në sasi të moderuar nga goja. Por, kjo erëz është e pasigurt nëse konsumohet në vend të barnave nga gratë shtatzëna, pasi mund të rrezikojë shtatzëninë dhe të nxisë ardhjen e menstruacioneve. Deri tani nuk ka asnjë informacion mbi sasinë që mund të konsumojnë gratë që ushqejnë fëmijën me gji, prandaj është e këshillueshme që të mos e përdorin atë për të parandaluar ndonjë efekt anësor.

Njerëzit që kanë gurë në veshka – Kur merret në sasi të mëdha, Shafrani i Indisë mund të çojë në formimin e gurëve në veshka. Kjo erëz ka përmbajtje të lartë të oksalates së tretshme që mund të lidhet me kalciumin dhe të shkaktojë gurët në veshka. Prandaj, njerëzit që kanë gurë në veshka duhet të shmangin përdorimin e Shafranit të Indisë ose të konsumojnë më pak se 50 mg në ditë.

Njerëzit që do t’i nënshtrohen një operacioni – duhet të mos e konsumojnë këtë erëz dy javë para se të kryhet operacioni, pasi Shafrani i Indisë parandalon koagulimin e gjakut dhe mund të shkaktojë rrjedhje të shumtë të gjakut gjatë dhe pas operacionit.

Burimi: Healthy Food House / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit