Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Karotat janë të pasura me vitaminë A, e cila ndihmon për të përmirësuar shikimin.
Janë gjithashtu të pasura me antioksidues, të cilat ndihmojnë në detoksifikimin e trupit.
Konsumimi i karotave është veçanërisht i domosdoshëm nëse vuani nga diabeti ose tensioni i lartë i gjakut.
Karota mund të jetë shumë e dobishme për të kuruar kollën e thatë, si dhe mund t’ju ndihmojë të hiqni gëlbazën nga mushkëritë.
Kur karotat përzien me ujë dhe mjaltë, mund të përfitoni një ilaç të shkëlqyer për luftimin e kollës dhe gëlbazës si tek fëmijët dhe të rriturit pa efekte anësore të njohura.
Përbërësit bazë:
- Karota – ½ kg
- Ujë i pastër
- Mjaltë- 3-4 lugë çaji
Përgatitja
- Prisni karotat në copa të vogla rrethore.
- Vendosini ato në një tigan të mbushur me ujë dhe ziejini në sobë.
- Pasi të vini re se karotat janë zbutur, fikni sobën.
- Me ndihmën e një piruni shtypini karotat derisa të përfitoni një pure.
- Shtoni mjaltë në ujë dhe përziejeni deri sa të përfitoni një masë homogjene.
- Shurupi është gati, duhet të mbahet i ftohtë.
- Konsumoni një lugë çaji, 3 deri 4 herë në ditë.
Do të vini re përmirësim nga ditët e para të përdorimit.
Burimi: http://earthofhealth.com/shendeti.com.al


