Bima mjekësore kineze që mund të kurojë kancerin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë zbuluar një nga sekretet e një bime të përdorur në mjekësinë popullore kineze. Bima mjekësore kineze, e njohur me emrin “Huang-Qin” (ang: skullcap, shqip: lule gojë-ujku), është përdorur tradicionalisht për uljen e temperaturës, problemet me mëlçinë dhe mushkërinë. Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar se kjo bimë mund të përdoret edhe për prodhimin e substancave që janë të mira për luftimin e kancerit.bime kineze

Ata thonë se janë një hap larg prodhimit të ilaçeve të reja me anë të kësaj luleje.

“Është vërtetë e jashtëzakonshme të mendosh se kjo bimë që është përdorur si kurë popullore kineze për mijëra vjet, mund të përdoret tani edhe në mjekësinë moderne”, shprehet prof. Cathie Martin, udhëheqësja e studimit.

Ekipi i saj, në bashkëpunim me shkencëtarë të tjerë kinezë, arritën të zbulonin se si bima “Scutellaria baicalensi” sintetizon substancat e quajtura flavonoide, të cilat u japin ngjyrë luleve.

Kërkimet e mëparshme laboratorike kanë treguar se këto substance kanë veti anti-kancer, duke dhënë shpresë që një ditë ato mund të përdoren për trajtimin e kancerit.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë