Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Obeziteti është një nga sëmundjet më të rënda sot, dhe numri i pacientëve që i prek kjo sëmundje është në rritje çdo ditë. Ja historia e vërtetë e jetës së një gruaje obeze, e cila peshonte më shumë se 150 kg por një ndryshim i vetëm në dietën e saj, bëri që gruaja të humbte 89 kg në një periudhë të shkurtër. Gjendja e saj ishte aq e rëndë, sa mjekët e këshilluan të hante më pak, ose pritej të jetonte jo më shumë se një vit.
Përveç peshës së tepërt, ajo filloi të përballet me problemet në këmbë, dhe dhimbjet e shpinës.
Në këtë pikë, ajo vendosi të kujdesej për shëndetin e saj, në mënyrë që të vazhdonte të jetonte. Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme dhe vrapi 3 herë në javë ishin vetëm fillimi i një jete të re, tërësisht ët shëndetshme.
Gruaja shmangu ushqimet e pasura me karbohidrate dhe sheqer, për 18 muaj dhe ndoqi këtë plan ushqimor:
Mëngjes:
- dy vezë
- kërpudha
- domate
- Pas mëngjesit një gotë lëng të gjelbër (e bërë nga perime të freskëta sezonale dhe pak ujë)
Drekë:
- Patate të ziera ose të pjekura
- 1 copë bukë thekre
- Sallata të freskëta jeshile (brokoli, lakër, tranguj, marule, etj)
- Peshk të pjekur ose biftek pule
Pas dreke:
Kos të ulët në yndyrë
Darkë:
- Makarona me djathë të ulët yndyrë dhe salcë domatesh
- Sallata të freskëta jeshile
Pas një viti e gjysmë, kjo grua arriti qëllimin e saj. Ajo morri titullin “Gruaja e vitit” nga qendra e obezitetit. Aktualisht, është në një formë të përsosur trupore.
Burimi: healthyfoodhouse.com/http://shëndeti.com.al


