Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/ Fb: Gazeta Shëndeti
Jam mbi 50 vjeç. Kam njëfarë humbje ereksioni. Kam dëshirë për seks. Ndihem se i mungon edhe gruas sime që është disa vjet më e re se unë. Kam një problem, sepse marr mjekim për zemër, këto
ilaçe: metoprolol 2×1/2 në ditë dhe enalapril 1/2 në ditë. Kam dëgjuar për viagrën. A mund ta përdor atë në kohën kur marr këto ilaçe. Cila është këshilla juaj në këtë rast. Mbetem në pritje të ndihmës tuaj.
Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku androlog, Evi Dani
Edhe më parë në gazetën “Shëndet+”, kur kemi folur për problemet e impotencës, kemi thënë se një ndër shkaqet e impotencës është edhe përdorimi i medikamenteve të ndryshme. Konkretisht duket se tek pacienti ky lloj preparati po bëhet shkak për impotencë seksuale.
Nëse pacienti nuk ka hipertension të komplikuar me sëmundje kardiake, mund ta përdorë vigarën me doza të vogla. Por unë do ta këshilloja që paraprakisht të bëjë një vizitë te mjeku androlog, vizitë e nevojshme për të vlerësuar rastin.


