Ja përse duhet të konsumoni xhenxhefil të freskët çdo ditë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Xhenxhefili është një bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të nxehta ,që njihet për efektet kurative. Në vendet aziatike xhenxhefili është përdorur për shekuj me radhë për qëllime mjekësore. Ja për çfarë mund ta përdorni këtë bimë mjekësore:Xhenxhefil 1

Për të lehtësuar tretjen – Nëse keni probleme me tretjen, çaji me xhenxhefil mund t’ju vijë në ndihmë.

Për të ndaluar të vjellat – Xhenxhefili është shumë i mirë kur keni të përziera ose të vjella. Mund ta konsumoni atë para se të udhëtoni me makinë, varkë ose tren. Ndërsa gratë shtatzëna duhet të shmangin përdorimin e xhenxhefilit gjatë gjithë shtatzënisë, sidomos disa javë para se të lindin, pasi mund të shkaktojë lindje të parakohshme të fëmijës (lexoni – kush nuk duhet ta konsumojë xhenxhefilin).

Ndihmon pas kimioterapisë – Falë rolit të tij për të ndaluar të përzierat dhe të vjellat, xhenxhefili mund të jetë i dobishëm edhe gjatë kimioterapisë. Ai ndihmon për shtimin e oreksit, që është shumë e rëndësishme për njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë.

Është antioksidues – Kjo do të thotë xhenxhefili ka fuqinë të luftojë radikalet e lira.

Do t’ju ngrohë trupin – Xhenxhefili luan një rol të rëndësishëm në rritjen e temperaturës në trup duke rritur shtrëngimin vaskular. Kush do ta besonte se një xhenxhefil i vogël mund të bëjë kaq shumë gjëra!

Ndihmon gjatë marrëdhënieve seksuale – Siç e thamë më sipër, xhenxhefili ka aftësinë për të ngrohur trupin, dhe këtu përfshihen edhe organet seksuale. Ai zgjon gjithashtu epshin seksual.

Kuron kollën – Nëse jeni me grip ose kollë, kura më e mirë është çaji me xhenxhefil.

Ul kolesterolin – Sipas studimeve të fundit, xhenxhefili mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq LDL dhe rritjen e kolesterolit të mirë HDL.

Lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve – Xhenxhefili është i pasur me gingerol dhe zingerone, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve të gjymtyrëve, të shkaktuara nga artriti. Ja një tjetër arsye përse duhet ta konsumoni xhenxhefilin!

Burimi: MSN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit