Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
90-vjeçarja Elena Griffing mund të konsiderohet si punëtorja më besnike deri tani. Ajo ka 70 vjet që punon në një spital në San Francisko dhe nuk ka ndërmend që të dalë në pension tani shpejt. Për Griffing, që ka mbajtur disa pozicione të ndryshme në spital, çdo ditë e punës së saj është për t’u festuar.
“Çdo ditë mezi pres të shkoj në punë, ky është spitali im,” shprehet ajo. “Më pëlqen gjithçka që mund të bëj për t’u ardhur në ndihmë pacientëve”.
Në 70 vite punë, ajo ka marrë vetëm 4 ditë leje, pasi ka qenë e sëmurë.
Elena nisi punë më 10 prill 1946, kur ishte vetëm 20 vjeç. Fillimisht ajo ka punuar në laboratorin e një spitali në San Francisko, më vonë ka punuar si infermiere. Tani punon si përfaqësuese e marrëdhënies me pacientin, vetëm katër ditë në javë.
Elena thotë se do të vazhdojë të punojë në spital derisa sa ta nxjerrin ‘me shkelma’.
Burimi: Yahoo Health / https://shendeti.com.al/


