Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Antibiotikët janë një nga zbulimet më të rëndësishëm në historinë e mjekësisë. Ata janë përdorur për vite të tëra për kurimin e sëmundjeve dhe infeksioneve të shkaktuara nga viruset ose bakteret.
Edhe pse janë të rëndësishëm në mjekësi, studime të ndryshme kanë treguar se nëse përdoren në sasi të tepruar, ata mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin dhe mund të krijojnë rezistencë tek lloje të ndryshme bakteresh, sidomos tek fëmijët dhe foshnjat e sapolindura. Për këtë arsye, nuk rekomandohet përdorimi në sasi të tepruar i tyre, sidomos pa rekomandimin e mjekëve.
Në vend të tyre mund të përdorni antibiotikë natyral, të cilët janë po aq të mirë sa ilaçet në farmaci, dhe për më tepër nuk shkaktojnë efekte anësore.
Piper i kuq- Kjo erëz është përdorur që në kohët antike për kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se piper i kuq ka veti antibiotike dhe anti-fungale. Ai është përdorur gjerësisht nga femrat për trajtimin e infeksioneve tek zonat intime. Për ta përdorur atë, mund ta holloni me pak vaj esencial, si vaji i ullirit. Në kontaktin e parë me lëkurën mund të shkaktojë një ndjesi djegie, megjithatë do kalojë shpejt.
Hudhra – Një nga antibiotikët më të mirë natyral është hudhra. Ky përbërës natyral mund të përdoret:
- Për të luftuar radialet e lira, falë substancave qetësuese të sulfurit.
- Hudhra ka gjithashtu veti anti-bakteriale, anti-fungale dhe anti-virale.
- Si një antioksidues dhe mbrojtës i fuqishëm, ky antibiotik natyral shërben edhe kundër dëmtimit të ADN-ës.
- Hudhra vret krimbat e zorrëve dhe parazitët.
- Ajo është ideale për trajtimin e plagëve tek gishtat e këmbëve dhe thonjtë.
- Parandalon infeksionet e zorrëve.
Shafrani i Indisë – është një erëz e përdorur gjerësisht në mjekësinë alternative, falë vetive anti-inflamatore, antiseptike, antibiotike dhe analgjezike (për lehtësimin e dhimbjeve). Si një antibiotik, Shafrani i Indisë është përdorur për të parandaluar dhe luftuar bakterin “Helicobacter pylori”, që shkakton ulcerë dhe infeksione të tjera.
Mjalti organik – është gjithashtu një nga antibiotikët më të mirë natyral që mund të gjeni. Ky antibiotik natyral është përdorur shpesh për trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të lëkurës; është i mirë për luftimin e infeksioneve që lidhen me ushqyerjen me gji; dhe mund të luftojë më shumë se 250 lloje të ndryshme bakteresh.
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/


