Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Të jetosh me migrenë mund të jetë një makth i plotë. Dhimbjet e rënda të kokës zakonisht duken si një dhimbje e ngrirë në pjesën e përparme apo anën e kokës, dhe shpesh shkaktojnë , të vjella dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj dritës.
Por një numër i konsiderueshëm personash që vuajnë nga migrena, besojnë se mund të kenë gjetur një mënyrë të pazakontë për të lehtësuar simptomat: Pirsing
Ata thonë se kjo metodë punon në të njëjtën mënyrë si akupunktura, duke synuar ushtrimin e presionit në sipërfaqen e trupit për të lehtësuar dhimbjet.]
Sipas NHS, akupunktura stimulon nervat nën lëkurë dhe në indet e muskujve dhe rezulton në prodhimin e substancave për lehtësimin e dhimbjeve, të tilla si endofina.
Shumë njerëz në rrjetet sociale kanë ndarë përvojat e tyre pozitive, duke përfshirë këtu edheh Nicole Bandes.”Unë e kam një pirs në vesh, për më shumë se gjashtë muaj dhe sinqerisht mund të pranoj se ka funksionuar për mua.
“Unë kam parë reduktim në frekuencën dhe intensitetin e dhimbjeve të migrenës ndërkohë që asgjë tjetër nuk më erdhi në ndihmë.
“Nuk është një shumë e vështirë për shkencën të bëjë lidhjen mes Pirsing dhe lehtësimit të dhimbjeve të kokës. Disa njerëz kanë gjetur lehtësim me këtë metodë, por kjo sigurisht nuk mund të funksionojë për të gjithë”, thotë dr. Thomas Cohn, i specializuar në lehtësimin dhimbjeve.
“Për fat të keq ajo që funksionon për një person mund të ndikojë për keq tek persona të tjerë, kështu që kjo procedurë duhet aplikuar me kujdes, sidomos në ditët e para, pasi është bërë.
“Ne ju rekomandojmë të gjithë pacientëve me migrenë të vazhdojnë me trajtimin që është caktuar nga mjekët e tyre”
Cohn gjithashtu sugjeron trajtime të tjera, duke përfshirë akupunkturën dhe ndryshimin e modeleve të gjumit dhe dietës.
Burimi: http://www.huffingtonpost.co.uk/https://shendeti.com.al


