Mënyrat natyrale për të eliminuar shenjat që lënë mushkonjat në trup!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

mushkonjaMe ardhjen e stinës së verës vijnë edhe mushkonjat, që janë shkaku më i zakonshëm i netëve pa gjumë gjatë këtij sezoni. Ajo zhurma e bezdisshme rrëzë veshit do të vinte në provë të vështirë edhe nervat e atyre personave që janë më të fortë. Për të mos folur më pas për pickimet që në disa raste skuqen shumë dhe shkaktojnë kruajtje dhe djegie. Pickimi nga mushkonjat zakonisht ndodh gjatë periudhës kur dielli lind dhe perëndon, atëherë kur mushkonjat janë më aktive. Për fat të mirë, në vendin tonë, mushkonjat nuk bartin sëmundje serioze siç është malaria, prandaj pjesa më e madhe e pickimeve nuk janë të rrezikshme. Por në treg ekzistojnë produkte të ndryshme për të qetësuar pickimet e bezdisshme dhe për të mbajtur larg mushkonjat. Por të mos harrojmë se ekzistojnë edhe metodat natyrale për t’u aplikuar. Të shohim se cilat janë ato.

Sodë buke (Bikarbonat natriumi): Ju duhet të përgatisni vetëm një masë të përbërë prej bikarbonatit të natriumit dhe ujit dhe ta aplikoni atë në zonat ku ju kanë pickuar mushkonjat. Kruajtja do të zhduket në një kohë mjaft të shkurtër.

Limon: Ju mjafton vetëm të prisni një fetë limoni dhe ta kaloni nëpër zonat ku iu është shkaktuar kruajtja. Irritimi dhe kruajtja do të zhduket menjëherë.

Vaji esencial i livandos: duke e aplikuar mbi lëkurë qetëson dhimbjen dhe heq kruajtjen.

Kuba akulli: aplikoni kube akulli në zonën e prekur, mund të zvogëloni ënjtjet dhe të lehtësoni kruarjen. Lereni për rreth 15 minuta.

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?