SKANDAL! Domatja e tejngopur me hormone shitet në tregun shqiptar

Blertina Koka / Shëndet+

domate2

Kjo është njëra nga domatet që shqiptarët hanë çdo ditë pa e kuptuar se çfarë rreziqesh u kanosen. Domates i kanë hedhur aq shumë hormone rritjeje, saqë filizat kanë mbirë sapo është prerë. Dhe në fakt kjo duket fare qartë në fotot e realizuara nga Marsida Çipi Bërdufi, qytetare e Elbasanit.

E kontaktuar në telefon nga gazeta “Shëndet+”, Marsida tregon se kur e ka prerë në fillim domaten, dukej normale. Më pas e ka futur në frigorifer dhe pas 30 minutash ka parë që kanë mbirë filizat.

Kjo domate e shitur në tregun shqiptar, jo vetëm që nuk ka asnjë vlerë ushqyese, por është e tejngopur me hormone rritjeje që janë të rrezikshme për ata që i konsumojnë.

Pak ditë më parë Maqedonia bllokoi disa kamionë me perime shqiptare, për faktin se nuk janë bio, por të rritura me hormone./shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual