Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Shumë kimistë gjatë viteve kanë qenë në kërkim të eliksirit të pavdekshmërisë, përjetësisë dhe bukurisë, dhe kjo është arsyeja pse disa receta interesante dhe shëruese janë ruajtur sot e kësaj dite. Gjithkush dëshiron të qëndrojë i ri për aq kohë sa të jetë e mundur, dhe me këto receta kjo gjë nuk është aq e pamundur .
Përzieni 100 ml lëng limoni, 200 g mjaltë dhe 50 ml vaj ulliri dhe konsumoni një lugë gjelle çdo ditë. Gjithashtu, mund ta përgatisni çdo mëngjes, nëse e preferoni të freskët. Përzieni një lugë gjelle me lëng të freskët limoni, 2 lugë mjaltë dhe një gjysmë lugë çaji vaj ulliri. Duke përdorur këtë ilaç do të dukeni më të rinj, sot ë keni sy të qartë, lëkurë të bukur, do të përmirësoni tretjen dhe një lëkurë që shkëlqen.
Por absolutisht nuk duhet të mjaftoheni vetëm me një apo dy receta dhe të neglizhoni ushqimin dhe regjimin e përditshëm. Çelesi i suksesit është gjithashtu i lidhur me kombinimin e rregullave te meposhtme:
- ushqimit të shëndetshëm
- regjimit të mirë të jetës
Nese flasim per ushqim të shëndetshëm, detyrimisht flasim për perimet, frutat, peshkun e vezët, që përmbajnë proteina e antioksidantë:
- Vitaminën C (luleshtrydhet e frutat e pyllit, domatja, ananasi, agrumet, shega, etj)
- Vitamin E (vaji i ullirit, gruri, orizi, soja, misri, lajthitë, arrat, bajamet)
- Beta Carotene (brokoli, karrotat, spinaqi, patatet, specat, etj)
- Selenium (salmoni, orizi integral, pula, frutat e detit, peshku ton, etj)
Regjimi i mirë dhe reduktimi i stresit, duken të veshtira per t’u realizuar në ditët tona, por gjithsesi të tentosh nuk bën dëm. Të flesh nga 7 deri ne 8 orë në natë, është e shëndetshme dhe ndihmon ne uljen e nivelit të kortisolit, hormonit të stresit, si dhe sporti, lëvizja, ecja në këmbë, lojërat me fëmijet në shtëpi, apo jashtë saj.
Burimi: Burimi: http://shockedchicken.com/shendeti.com.al


