Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Një njeri tetraplegjik, tani mund të lëvizë gishtat , pas një çipi të vendosur në trurin e tij.
Ian Burkhart nga Ohajo në SHBA, mund të lëvizë gishtat dhe jo vetëm, ai mund të luajë në kitarë bazuar në një program kompjuterik.
Proteza e vendosur në trup lexon sinjalet e trurit, të cilat interpretohen nga një kompjuter duke stimuluar kështu muskujt me energji elektrike për t’i rivendosur në lëvizje.
Hulumtuesit shpresojnë se teknologjia do të ndihmojë miliona njerëz me paralizë, goditje ose dëmtim të trurit.
Ian, 24vjeç, u plagos rëndë në një aksident zhytjeje gati gjashtë vjet më parë.
Dëmi që iu shkaktua palcës së tij kurrizore, bëri që mesazhet nga truri i tij të mos ishin në gjendje për të arritur në pjesën tjetër të trupit, duke e lënë të paralizuar nga bërrylat e poshtë, pra të paaftë për të ecur.
Por tani ai është duke festuar, pasi është më në fund në gjendje të lëvizë duart, pas ndërhyrjes të realizuar në “Ohio State University”. Një sensor u vendos brenda në trurin e tij, i cili shërben për të lexuar aktivitetin e qindra e neuroneve në tru.
Atij i’u deshën shumë orë praktikë, për të mësuar se si të kuptonte sinjalet e panumërta të një programi të sofistikuar kompjuterik. Ian gjithashtu mbante veshur një mëngë stimuluese me 130 elektroda të cilat stimulonin muskujt e ndryshëm në krahun e tij të djathtë.
Rezultatet e publikuara në revistën Nature, treguan se ai nuk mund të mbante objekte shumë të rënda, por një gotë apo një kartë krediti i përballonte më së miri..
Ian i përshkruan në seancat rehabilituese si provime shtatë orëshe që e linin atë të lodhur mendërisht dhe të rraskapitur”.
Megjithatë, me praktikë ai është duke mësuar lëvizje të reja shumë shpejt.
Burimi: http://www.bbc.com/https://shendeti.com.al




