Këshilla për të sëmurët me kolit

Albana DuniNë një intervistë për gazetën “Shëndet+” mjekja Albana Duni flet për shkaqet dhe trajtimin e të sëmurëve me kolit, si dhe jep disa këshilla:

“Për disa njerëz, ngrënia me kujdes pakëson shenjat e kolitit. Për shembull,nëse nëproduktet e qumështit shkaktojnë rëndim të simptomave tuaja, ju mund të përpiqeni t’i konsumoni sa më pak ato. Ju mund të toleroni më mirë kosin sesa nënproduktet e tjera të qumështit, sepse ai përmban bakterie që furnizojnë enzimat që nevojiten për të tretur laktozën (sheqerin), e cila gjendet tek qumështi dhe produktet e tij.

Në shumë raste, dieta e pasur me fibra mund të lehtësojë dhe pakësojë shenjat , në veçanti të kapsllëkut. Mirëpo, kjo nuk mund të ndihmojë në uljen e dhembjeve ose pakësimin e diarresë. Buka me krunde, drithërat, frutat dhe perimet janë burim i mirë i fibrave. Dieta e pasur me fibra ndihmon në mbajtjen e zorrës së relaksuar dhe kjo ndihmon në parandalimin e spazmave. Disa lloje fibrash ndihmojnë në zbutjen e materialeve fekale, duke thithur ujin në zorrë, të cilat janë shumë të lehta për jashtëqitjen.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese