Këto janë ushqimet që ju duhen për të pasur lëkurë më të mirë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta

lekurePuna dhe stresi i lartë?  Gjenetika? Mënyra jo e mirë e të ushqyerit?

“Ne nuk mund të jemi në gjendje të ndryshojmë ADN-në tonë, ose të ulim plotësisht nivelin e stresit, por ne të gjithë mund të hamë ushqime që kontribuojnë në arritjen e një lëkure të mahnitshme”, thotë Kimberly Snyder, dietolog i famshëm dhe autor i “Detoksifikimi,  zgjidhja për bukurinë”.

Siç rezulton, ju me të vërtetë jeni ajo që hani.

Ja cilat janë ushqimet që mund të ndikojnë me të vërtetë shumë në gjendjen e lëkurë stuaj.

Kastraveci: është praktikisht një kurë që ju hidraton dhe ju jep lëkurë të butë. Ai gjithashtu përmban vitamina B dhe C, zink, hekur, acid folik, kalcium, magnez dhe kalium. Kastraveci gjithashtu ka veti anti-inflamatore.

Lakra turshi: dhe të tjera ushqime të pasura me probiotikë janë një nga sekretet më të mëdha të bukurisë dhe lëkurës rrezatuese. Ato ju ndihmojnë të mbani tretjen në kontroll dhe janë përgjegjës për energjinë dhe bukurinë.

Fara Chia: Janë një burim i pabesueshëm i acideve yndyrore esenciale që ushqejnë lëkurën e kokës. Farat chia gjithashtu përmbajnë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Këto fara mund t’i çoni në puding ose kos.

Burimi: http://www.glamour.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?