“Cikli i parë menstrual më zgjati 5 vjet, gati sa nuk vdiqa”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Cikli menstrual është një ankth më vete për të gjitha femrat. Në javën kur vjen cikli menstrual të gjitha femrat janë të nervozuara dhe në ankth. Imagjinoni sikur ato të mos zgjasin për pak ditë ose javë, por për pesë vite rresht.

Kjo i ka ndodhur një vajze nga Australia, Chloe Christos, e cila ishte vetëm 14 vjeç kur i erdhën menstruacionet dhe që atëherë nuk i janë ndaluar asnjëherë. Në vend që të shkonte tek doktori, Chole vendosi që ta mbante të fshehtë gjendjen e saj.Chloe Christos

“E di që nuk ishte vendim i drejtë, por më vinte shumë turp të flisja me të tjerët rreth kësaj teme. Ndihesha krejt ndryshe nga të tjerët dhe e vetmuar”, tregon Chole për ABC News.

Më vonë ajo e diagnostifikua me sëmundjen Von Willebrand, që shkakton rrjedhje të tepërt të gjakut. Kjo sëmundje shkaktohet nga mungesa e proteinës së quajtur faktori von Willebrand, një komponent shumë i rëndësishëm për procesin e koagulimit të gjakut.

Në këtë rast duhet kohë që të mpikset gjaku dhe të ndalohet gjakrrjedhja. Prandaj edhe Chole kishte gjakrrjedhje të vazhdueshme.

Zakonisht femrat humbasin 20 ml deri 60 ml gjak gjatë ciklit menstrual, ndërsa Chole për vetëm 4 ditë humbiste më shumë se 500 ml gjak.

Chole më pas u shtrua në një klinikë në Australi, ku mori trajtimin e duhur. Tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa cikli menstrual nuk i zgjat më shumë se 4-5 ditë.

Ajo vendosi të ndajë historinë e saj me të tjerët për të paralajmëruar të gjitha vajzat mbi rreziqet që mund t’u kanosen nëse nuk konsultohen me mjekun kur kanë probleme shëndetësore.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?