5 sekretet që s’duhet t’ja thoni asnjëherë askujt: A vlen dhe për ju kjo gjë?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Në jetë ndodh shpesh që keni nevojë të shpreheni me dikë dhe t’i tregoni atij për gjërat që ju mundojnë apo lumturojnë më shumë, por në disa raste thjesht nuk duhet ta bëni këtë gjë. Disa gjëra është mirë që t’i mbani vetëm për vete dhe në fakt është në interesin tuaj që ta bëni këtë gjë.

Ja disa nga sekretet që s’duhet t’i ndani me askënd:

Ambicjet tuaja më të thella

1.

Shpesh mund t’ju ketë ndodhur që të ndani me dikë ambiciet më të mëdha që keni. Në fakt janë vetëm ambicie, apo e thënë më thjeshtë “ëndrra të largëta të parealizuara”. Në fakt mirë është që ju të përpiqeni me veten për diçka që doni të arrini në të ardhmen dhe mos ta ndani me askënd diçka të parealizuar dhe që nuk e dini nëse do të realizohet. Në fund të fundit, ambicjet janë vetjake, kur t’i arrini ndajini me të gjithë.

Veprat e mira që keni bërë

2.

Për çfarë e bëni një të mirë, për tu mburrur tek të jerët?! Njerëzit që me të vërtetë ndihmojnë dhe e bëjnë me zemër nuk e ndajnë me askënd gjestin human që kanë bërë, ndryshe do të quhej “mburrje”.

Sekretet e jetës personale

3.

E keni vënë re, sa herë pyesi dikë “uaa sa qënkeni dobësuar, çfarë keni bërë për të ardhur kaq në formë” – përgjigja më e zakonshme është “kam pasur stres këto kohë, ose nuk e di kam rënë vetë skam bërë ndonjë gjë”. Kështu para se të prisni “të gënjeheni” më mirë mos pyesni njeri për dietat e tij. Edhe informacionet mbi jetën personale apo imtësitë mbi marrëdhënien që keni më mirë majini për vete se janë personale dhe s’duhet t’i ndani me të gjithë.

Dituritë tuaja që ju dallojnë nga të tjerët

4.

A ju ndodh që dikush të jetë duke biseduar dhe të thoni me vete “me të vërtetë mendon kështu?”. Shpesh disa njohuri që mendoni se i zotëroni dhe që ju bëjnë të dalin nga situata mos i ndani me të tjerët, në të kundërt do ta fitonin atë “dhunti” të gjithë.

Konfliktet familjare

5.

Çdo familje ka konflikte, s’është nevoja ta ndani me të gjithë çfarë problemesh apo zënkash ka familja juaj. Së fundi asnjë nuk do të zgjidhë hallet tuaja, thjesht do të bëheni objekt bisede.

Burimi: The Indipendent

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet