10 gjërat që paraja nuk mund t’i blejë KURRË! A mendoni dhe ju kështu?

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

Një shprehje e urtë popullorë thotë se “Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”. Shumë njerëz, veçanërisht ata që lufjtojnë për të pasur sa më shumë para mendojnë se paratë janë çelësi i lumturisë. Në fakt të pasurit shumë para do t’ji ndihmonte të paguanit faturat në kohë, të blini një makinë, të bënit disa pushime, por s’do t’ju ndihmonin në shumë gjëra të tjera.

Ja disa gjëra që paraja nuk i blen dot:

Dashurinë: paratë mund të çojnë në tërheqje apo pushtet, por dashuria është ndjenjë intime, personale dhe nuk mund të blihet. Një tërheqje pas parave është e pasinqertë.

euroTë vërtetën: paraja është përdorur shpesh për të nxitur besime që janë të rreme dhe shpesh herë ka rezultuar e suksesshme. Si i thonë asajt shprehjes “e vërteta del herët apo vonë” pavarësisht kamuflimeve.

Paqen: nëse vërtetë paraja do të blinte paqen, a nuk do të jetonim në një botë më të paqtë e pa probleme?

Bukurinë: paratë mund të blejnë kirurgjinë plastike për çdo pjesë të trupit, por vetëpranimi për atë që jeni është më i rëndësishëm. Të ndihesh mirë me veten do të thotë se e doni atë dhe ndiheni të lumtur. Në fund të fundit, botoksi, silikoni etj mund të veniten me kalimin e kohës dhe jo të gjitha ndërhyrjet estetike kanë rezultuar të suksesshme.

Talentin: paratë mund të blejnë një çmim apo medalje të caktuar, por jo talentin. Talenti është i lindur dhe të gjithë e dinë një dhunti të caktuar. Ai nuk vlerësohet gjithmonë nga çmimet apo medaljet që merrni.

Koha: çdo sekondë, minutë e kaluar nga koha nuk mund të blihet as të kthehet. Mësoni të shijioni çdo sekondë të jetës sepse asgjë nuk e kthen kohën, as paraja.

Mirësinë: njerëzit e ashpër ekzistojnë në të gjitha klasat. Të pasurit para nuk ju bën të jeni më të respektueshëm apo të mirë. Madje as nuk jau impononi dot të tjerëve që të jenë me ju.

Shëndetin: paratë mund të ndihmojnë në kurimin e trajtimin e sëmundjeve, por disa sëmundje janë të pashërueshme dhe as paratë nuk mund të mundësojnë shërimin e tyre.

Miqtë: paratë absolutisht që mund të joshin “miqtë” që t’ju afrohen e t’ju qëndrojnë afër, por këta miq nuk janë të vërtetë!

Vetë pranimin: ambicja vetëm për para ju bën që të mos e pranoni veten si jeni. Kush ju ka thënë që njerëzit shumë të pasur janë më të lumturit?!

Burimi: Power of Positivity

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës